Zv.ministri i Shëndetësisë tregon grupmoshat që po përhapin virusin në RMV: Ku dështuam si shoqëri
Në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja. Në kuadër të masave kundër COVID-19 dyqane, lokale e biznese nuk mund të punojnë pas orës 23.00 të mbrëmjes.
Zëvendësministri i Shëndetësisë së RMV, Ilir Hasani tha për Euronews Albania rritja e numrit të të infektuarve po ndodh në të gjitha shtetet evropiane, por sidomos në RMV vihet re një trend agresiv i rritjes së personave që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.
Z. Hasani tha se janë identifikuar disa pika, që sipas tij tregojnë dështimin si shoqëri në parandalimin e përhapjes kaq të shpejtë të sëmundjes.
“Ka pasur vende ku janë bërë tubime masive në disa kafene në orët e vona në Shkup ku edhe numri i të sëmurëve është rritur. Numri më i madh i të infektuarve është parë tek mosha 20-29 dhe 30-39 vjeç”, u shpreh zv.ministri.
Ai theksoi se përveçse shkurtohet orari i punës, janë edhe disa masa të tjera të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, duke nisur nga zvogëlimi i decibelëve pas orës 21:00 të mbrëmjes, e deri tek reduktimi i tavolinave në bar-restorante, që sipas z. Hasani janë vatrat kryesore të përhapjes së virusit.
“Unë kam biseduar për zvogëlimin edhe më të madh të orarit të punës, sepse kontakti më intensiv ndodh në orët e vona, kur konsumohet më shumë alkool, kështu që veç shkurtimit të kohës, kemi marrë edhe masa të tjera serioze. Masa e parë është zvogëlimi i decibelëve pas orës 9 të darkës.
Në kafene nuk ka muzikë pas orës 9 më shumë se 40 decibel, që është shumë pak. Personat nuk mund të qëndrojnë në këmbë në lokal dhe tavolinat duhet të jenë larg njëra-tjetrës”, u shpreh zv.ministri, teksa theksoi se të gjitha këto masa merren për të ndihmuare në mospërhapjen e këtij virusi, jo se i do qeveria në RMV, Shqipëri apo Kosovë.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera