Kreu i KQZ tregon sa para i dha qeveria për implementimin elektronik
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se qeveria i ka akorduar KQZ-së, një shumë prej 850 milionë lekësh për implementimin elektronik për 3 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Celibashi u shpreh se KQZ ka kërkuar që implementimi të kryhej në 6 bashki, por diçka e tillë nuk u mundësua.
“Ne i kemi kërkuar Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet qeverisë, që në këto zgjedhje, procesi i votimit dhe numërimit elektronik të hvillpohej edhe në 6 bashki të tjera. Për shkak të mungesës së buxhetit, është ofruar ky financim.
Na është vënë në dispozicion 850 milionë lekë për të implementuar projektin pilot të numërimit elektronik. Ne kemi kërkuar më shumë, por kjo ishte shuma që na u dha”, theksoi ai.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset