Zbulohet çfarë shkroi në letrën para arrestimit, regjisori iranian lirohet nga burgu
Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grevë urie për të protestuar ndaj “sjelljes çnjerëzore” të gjyqësorit dhe sigurisë iraniane.
“Sot, në ditën e tretë të grevës së urisë së Jafar Panahit, ai u lirua përkohësisht nga burgu pas përpjekjeve të familjes së tij, avokatëve të respektuar dhe kolegëve të tij”, thuhej në një deklaratë në faqen e Instagramit të gruas së Panahit më 3 shkurt.
Përmes postimit u tha se detaje të tjera për lirimin e tij do të jepen nga ekipi ligjor.
Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI) me seli në SHBA tha gjithashtu në Twitter se Panahi ishte liruar.
Panahi u arrestua në muajin korrik. Pak para arrestimit, ai nënshkroi një letër të hapur, së bashku me mbi 300 regjisorë iranianë, duke u bërë thirrje forcave të sigurisë t’i jepnin fund shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë