Brenda burgut në El Salvador, 40 mijë gangsterë të bandave izolohen nga bota

4 Shkurt 2023 | 11:17

Në El Salvador është ndërtuar një burg shumë i madh ku do të strehohen 40 mijë gangsterë, të cilët dyshohet se janë pjesë e bandave që kanë shkaktuar trazira në vend.

Në vetëm 10 muajt e fundit në El Salvador janë arrestuar 63 mijë persona. Ndërtesa e re do të ndihmojë që të mos ketë mbipopullim në burgje.

Autoritetet pretendojnë se është burgu më i madh në Amerikën Latine dhe është i pajisur me teknologjinë më të fundit për të parandaluar arratisjet.

Kritikët thonë se ndërtimi i një burgu  të madh nuk është zgjidhja e problemeve të sigurisë në planin afatgjatë.

Qeveria ben me dije  se burgu është krijuar për të izoluar krerët e bandave, duke përfshirë liderët e të ashtuquajturave klika ose grupe, si dhe anëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Nuk është kryer ende asnjë transferim i të burgosurve në qendër. Burgu u ndërtua, larg zonave urbane dhe 74 kilometra (45 milje) nga kryeqyteti, San Salvador. Atje të burgosurit nuk do të kenë asnjë kontakt me botën e jashtme dhe do të lënë qelitë  vetëm për seancat në gjykata, të cilat do të zhvillohen me videokonferencë nga një dhomë brenda burgut .

Perimetri do të sigurohet ditë e natë nga 600 ushtarë dhe 250 policë, ndërsa punonjësit e burgut  të armatosur do të ruajnë brenda.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026

Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë t’u duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026