I dyshuar për vrasjen e të riut pas sherrit për faturën, zgjatet burgimi i Kobrës
Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur të zgjasë dhe me 1 muaj afatin e paraburgimit për shtetasin, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i dyshuari krysor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visar Cengu.
Me 1 muaj u zgjat afati i paraburgimit dhe për 5 personat e tjerë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e të riut shqiptar.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrim në liri mund të fshihen apo arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu, duke marrë parasysh mënyra dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se janë kryer veprat, veçanërisht vepra penale e vrasjes së rëndë, duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi që janë kryer të veprave penale të natyrës së ndryshme. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, tha Lekaj për Express.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 3 janar, ku në ambientet e lokalit në pronësi të Dibran Hoxhës, u vra me armë zjarri 31-vjeçari Visar Cengu, si dhe u plagos shoku i tij 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi në parkingun e lokalit pas një sherri banal për faturën.
LEXO GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit