Policia detaje nga vrasja për faturën në “Kobra City”: Të shtënat filluan në lokal

4 Janar 2023 | 10:42

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngajrjen e rëndë që ndodhi në orët e para të datës 3 janar në ambientet e lokalit “Kobra City” në Prizren, ku u vra 31-vjeçari nga Kukësi Visar Cengu dhe u plagos shoku i tij 27-vjeç.

Sipas Policisë së Kosovës raportohet se shkëmbimi i zjarrit ka nisur që në ambientet e brendshme të lokalit të natës. Bëhet me dije gjithashtu se tre shtetasit shqiptarë të përfshirë në konflikt kanë mundur të largohen me automjetin e tyre në drejtim të spitalit të Kukësit, por që 31-vjeçari nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Prizren 03.01.2023-04:00. Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur”, njofton policia.

Gjithashtu policia bën me dije se në lidhje me rastin janë shoqëruar 6 persona, përfshirë dhe pronarin e e lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe në rrjete sociale si “Kobra”, i cili është dhe i dyshuari kryesor i ngjarjes.

“Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë sekuestruar disa dëshmi. Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se sipas Prokurorisë së Kosovës, shkak për konfliktin është bërë pagesa e tavolinës me një vlerë rreth 400 euro.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026