Për çfarë investimesh e kanë përdorur borxhin qeveria Rama dhe Berisha?

22 Tetor 2020 | 19:14

Shpeshherë në vend që të diskutohet nëse borxhi publik është rritur shumë apo jo, krahasuar me Produktin e Brendshëm Bruto, ekspertët e ekonomisë shohin se për çfarë i kanë përdorur qeveritë borxhet që kan marrë.

Në skenarin më të mirë, borxhi duhet përdorur për të nxitur ekonominë dhe jo për shpenzime pa vlerë të shtuar. Nga qeveri të ndryshme, borxhi mund të përdoret për qëllime që sjellin rritje ekonomike dhe për rrjedhojë rrisin edhe të ardhurat ose mund të zhpenzohet pa sjellë asnjë përmirësim në ekonomi.

Sipas të dhënave të publikuar në emisionin ‘Me pak Fjalë’ në Euronews Albania, qeveria Berisha dhe Rama e kanë përdorur borxhin për qëllime të ndryshme, kështu:

Qeveria Berisha në periudhën 2005-2013 e shtoi borxhin me 2,5 miliardë euro. Qeveria Rama nga viti 2014-2020 deri më sot e ka shtuar borxhin me 3,2 miliardë euro.

Qeveria Berisha ndërtoi Rrugën e Kombit, ndërtoi një pjesë të autostradës Tiranë-Elbasan përfshi tunelin, si dhe mijëra kilometra rrugë dytësore. Këto investime rritën turizimin dhe shkëmbimet tregtare.

Qeveria Rama ka shpenzuar për rilindjen urbane. por ka shpenzuar pak në rrugë dhe infrastrukturë.

Në vitin 2013 çdo shqiptar kishte mesatarisht 2600 euro borxh, kurse sot ka 3600 euro borxh. Ky ndryshim është i rëndësishëm.

Mbetet për tu parë se si do t’i shpenzojë qeveria Rama mbi 1,2 miliardët që janë marrë borxh këtë vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021