Trump akuza ndaj Biden dhe djalit të tij: Keni marrë miliona dollarë nga Rusia
Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti akuzat e tij kundrejt kandidatit demokrat për president Joe Biden dhe djalit të tij Hunter gjatë debatit të fundit presidencial në Neshvill.
Trump i akuzon ata për përfshirje në praktika joetike në Kinë dhe Ukrainë, prej të cilave janë pasuruar dhe kanë marrë shuma të mëdha parash.
Biden i quajti këto akuza si false dhe të diskredituara, pasi këto pretendime nuk kanë asnjë provë të verifikuar.
Biden mbrojti familjen e tij dhe tha se ai kurrë nuk kishte marrë “asnjë qindarkë të vetme” nga një shtet i huaj, dhe akuzoi Trump se me këto pretendime po përpiqej të shpërqëndronte amerikanët.
“Ka një arsye pse ai po i thotë këto”, tha Biden, duke parë drejtpërdrejt në kamera. “Nuk ka të bëjë me familjen e tij dhe familjen time. Ka të bëjë me familjen tuaj dhe familja juaj është dëmtuar shumë.”
Lexoni gjithashtu:
Trump dhe Biden përplasen në debatin e fundit presidencial në SHBA
Sistemi shëndetësor në SHBA, Trump: “Obama Care” duhet të ndryshojë
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon