Gazetarja Menada Zaimi tregon pikat e forta të Trump dhe Biden gjatë debatit të fundit presidencial

23 Tetor 2020 | 06:12

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi foli rreth debatit presidencial i cili sipas saj dhe gjithë mediave amerikane ishte një debat me tone më të buta dhe më konkret.

Masat e marra nga Komisioni për Debatet Presidenciale dhe vendimi i tyre për t’i mbyllur mikrofonin njërit kandidat kur fjalën e kishte tjetri ndikoi në ecurinë e qetë të debatit dhe bisedimet më në thelb për çështjet e trajtuara.

Gazetarja tregoi se në debat u panë pikat e forta dhe të dobëta të Trump dhe Biden.

“Një nga pikat e forta që u pa për z. Biden ishte përgjigja e tij lidhur me pandeminë që ishte dhe çështja kryesore që u ngrit gjatë debatit të fundit presidencial përpara zgjedhjeve të tre nëntorit. Nga ana tjetër disa strategjistë thanë se presidenti ishte më dinamik në përgjigjet e tij ndërsa z. Biden disi më i zvarritur në disa përgjigje ndaj kundërshtarit të tij”,- u shpreh Menada Zaimi teksa theksoi se debati në tërësi kishte substancë dhe populli pati mundësi të dëgjonte qartë vizionet e tyre për çështje të caktuara.

Ndërkaq gazetarja Zaimi përmendi dhe një nga çështjet e diskutuara në debatin presidencial ku Institucionet Amerikane të Sigurisë kanë bërë të ditur përpjekjet e “dëshpëruara” të Iranit apo Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e tre nëntorit. Konkretisht Organet e Zbulimit Amerikan kanë konstatuar disa e-mail-e që kanë ardhur në formë shantazhi nga Irani përkundrejt votuesve amerikanë, kryesisht ata demokratë.

Menada Zaimi e konsideroi pikën më të nxehtë të debatit momentin kur Biden akuzoi Trump rreth qëndrimit që ai ka ndaj Rusisë dhe pse nuk e ka denoncuar ndërhyrjen e saj në zgjedhjet Amerikane ndërkohë që presidenti aktual i SHBA-së akuzon Biden se ka marrë 3.5 milionë dollarë nga Rusia.

Së fundmi gazetarja e Zërit të Amerikës tregoi dhe për kundërshtitë që kishte presidenti Trump sa i përket formatimit të çështjeve që do të diskutoheshin në debat. Politika e jashtme ishte një çështje shumë e rëndësishme që nuk u diskutua dhe që sipas Menada Zaimit ishte thjesht një zgjedhje e moderatores së debatit për të mos u prekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026