Të shpallur në kërkim për trafik e shitje droge, arrestohen 2 persona në Rinas

5 Shkurt 2023 | 13:03

Policia e Rinasit ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim dhe trafik dhe shitje droge. Në pranga ka rënë shtetasi Klajdi Çela banues në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim narkotikësh.

Ky shtetas do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali, me vendimin e datës 24.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

Është arrestuar gjithashtu edhe shtetasi Sali Allushi, 59 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026