Dështon sërish përballja e Reçit me Shullazin në gjykatë, “shkak” Plarent Dervishaj

Luftar Reçi
6 Shkurt 2023 | 09:59

Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron në mungesë të pandehurin Plaurent Dervishaj.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata. Ndërkohë avokatët i kërkuan togave të zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, jo i fshehur dhe i rrethuar me efektivë. Grupi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Seanca e radhës u caktua për në datën 20 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026