Vrasja e Vajdin Lames, SPAK çon për gjykim personat që ‘joshën’ Luftar Reçin
SPAK ka përfunduar hetimet dhe personat që tentuan të joshin përmes parave të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi për t’u tërhequr nga dëshmia, do të gjykohen për korrupsion.
Gentian Koskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe Ervis Kosova akuzohen nga SPAK për “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim.
Sipas prokurorisë së posaçme këta dy shtetas kanë tentuar që përmes ofrimit të parave të joshin dëshmitarin e drejtësisë, Luftar Reçi të tërhiqet nga dëshmia e tij, që implikoi në dy vrasje personazhe të njohur të botës së krimit.
Tentativa e korrupsionit ka ndodhur në burgun e Drenovës, i penduari Luftar Reçi rrëfeu të dhëna që çuan në zbardhjen e vrasjeve të bujshme të vitit 2005 të Klodan Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames me ekspoziv në Tiranë.
Per kete spak ka marre te pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen ne arrati. Operacioni për zbardhjen e ketyre ngjarjeve u kodua ‘asgje nuk harrohet’ ndërsa avokatët e të akuzuarve e kanë cilësuar të pabesueshëm dëshminë e Luftar Reçit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë