Vdes futbollisti turk, u bllokua nën rrënoja pas tërmetit katastrofik
Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë shkaktoi më shumw se 2300 viktima. Mes atyre që humbën jetën rezulton dhe portieri i skuadrës së Yeni Malatyaspor. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ahmet Eyup Turkaslan, i cili ndodhej në banesën e tij kur u regjistruan lëkundjet e tërmetit. Sipas mediave turke është bërë i mundur shpëtimi i bashkëshortes së tij, e cila është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ndërkohë, në banesë mbeti i bllokuar futbollisti në fjalë, i cili deri më tani nuk është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Trajneri i skuadrës në fjalë, Yilmaz Vural pohoi për mediat se i kishte lënë lojtarëve dy ditë pushim pas ndeshjes ndaj Rizespor. Të gjithë lojtarët nuk ishin në Malatya, përveç Ahmetit, i cili qëndroi në banesën e tij.
Reagim në rrjetet sociale ka bërë dhe skuadra ku aktivizohej 28-vjeçari, e cila konfirmon zhdukjen e tij. Ndërkohë sipas asaj çka raportojnë mediat ndërkombëtare, i lënduar nga tërmeti ka mbetur dhe një tjetër futbollist i njohur. Kristjan Atsu, futbollisti i Hatayspor dyshohet se ka mbetur gjithashtu i bllokuar gjatë lëkundjeve të tërmetit, teksa aktualisht nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West