Si u kërcënua Vuçiç nga SHBA dhe BE? Shala: Gjithçka lidhet me familjen e tij

7 Shkurt 2023 | 11:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërkohë nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç, e ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë.

Në lidhje me këtë analisti Drizan Shala në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se pranimi i  propozimit nga Vuçiç ka ardhur për shkak të kërcënimeve dhe presioneve ndërkombëtare.

Ai tha se çdo gjë lidhet me familjen e tij pasi Vuçiç mund ta shoh veten në listën e zezë.

“Ka pasur presione dhe kërcënime nga SHBA dhe BE për Vuçiç. Gjithçka lidhet me familjen e tij. Ka indicie se nëse Vuçiç nuk do të pranonte marrëveshjen mund ta gjente veten në listën e zezë të SHBA-së. Mendoj se ky presion diplomatik ka treguar dhe ka dhënë rezultatin ku tashmë kemi një situatë të re e cila mund të sjellë rregullimin e marrëdhënieve”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026