Sfidat e sigurisë kibernetike, Kim: Mbështetje të plotë për Shqipërinë

7 Shkurt 2023 | 10:45

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është shprehur se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër sulmeve kibernetike që kërcënojnë vendin tonë.

Në një konferencë për shtyp, Kim theksoi se SHBA është e përkushtuar që ta bëjë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, ndërsa shtoi se sulmet kibernetike janë një kërcënim i vazhdueshëm.

“SHBA ka punuar përkrah Shqipërisë për një përgjigje të gjerë ndërkombëtare për të dënuar sulmin e Iranit dhe për të shprehur mbështetje për Shqipërinë dhe për të sjellë veprime konkrete. Nuk jeni vetëm në këtë përgjigje. SHBA është me Shqipërinë. Duhet të identifikojmë  mbrojtjen tonë kolektive dhe reagimet ndaj tyre. Do të jenë 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike. Jemi të përkushtuar që ta bëjmë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, Hapat që SHBA dhe Shqipëria ka bërë janë domethënëse dhe do të vazhdojnë. Ne duhet të pranojmë se sulmet kibernetike do të jenë një kërcënim i vazhdueshëm”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026