Priste të firmoste me Adanën, tërmeti i ndryshon planet. Flet nga Turqia futbollisti
Menaxheri shqiptar i futbollit Bruno Dodi, ka rrëfyer përmes një lidhjeje me Euronews Albania përjetimet dhe situatën aktuale në një nga zonat më të nxehta të tërmetit në Turqi.
Bruno, i cili ndodhet në Adana, tha se 1 ditë pas tërmetit situata është më e qetë, por ka një mbingarkesë të madhe në spitale.
Ai thotë se ndodhej aty me futbollistin Jurgen Qemali, i cili priste të firmoste me Adanën, por që tërmeti i ndryshoi planet.
“Djali quhet Jurgen Qemali futbollist shkodran. Presim të mbyllej kontrata por për shkak të situatës ndryshuan gjërat.
Kam ardhur në një hotel tjetër sot. Situata ka qenë pak më e qetë. Sot kam qenë në spital se kam qenë me grip. Por situata në spitale ishte shumë dramatike. Më shumë ishin për tërmetin. Disa nga dyqanet janë të mbyllura, përveç farmacive që janë hapur”, tha Dodi.
Edhe vetë futbollisti Jurgen Qemali, rrëfeu për Euronews përjetimet personale.
“Kam qenë brenda kompleksit të klubit të Adanës. Kemi qenë në një ndërtesë 1-katëshe dhe nuk është ndjerë shumë. Kemi dalë me ekipin dhe kemi qëndruar jashtë për 30 minuta dhe pastaj jemi futur brenda.
Qëndruam 50 metra larg kompleksit. Fillimisht komunikova me Bruno Dodin dhe familjen. Por aty ka qenë Bruno, ka qenë gjendja më e vështirë se ishte hotel 12-katësh. U frikësova ishte diçka shumë e madhe. Por kemi ndenjur larg pallateve të mëdhaja”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)