“Fshati u zhduk”- shqiptarja nga Turqia: Nuk ka asnjë kontakt me 60 mijë banorët aty
Shqiptarja Anxhela Bregu, kordinatore në Drejtorinë e Teatrove në Ankara, ka zbuluar në një intervistë për Euronews Albania detaje tronditëse nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e të hënës.
Bregu solli rastin e një fshati me 60 mijë banorë në Gaziantep, për të cilën prefektja e qytetit tha se nuk ka asnjë kontakt me personat që ndodhen në atë zonë.
Ajo tha se bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi ka ndërtesa dhe pallate të tëra të rëna mbi njëra tjetrën, duke i bërë operacionet e kërkim shpëtimit tepër të vështira.
“Kryeprefektja e Gaziantep tha se unë kam një zonë me 60 mijë njerëz dhe unë nuk kam asnjë lajm nga ata 60 mijë njerëz. Kështu që rezultati nëse unë mund të them tani që u deklaruan më shumë se 21 mijë të plagosur, këto numra mund të ndryshojnë, dhe aq më keq kur rrënojat të hapen nga e njtja ose më vonë dhe numri i të plagosurve mund të jetë numri i të vdekurve.
Nuk ka rrugë për të kaluar edhe për kamionët që shpërndajnë ndihmat. Në atë zonë ka 60 mijë shtetas të regjistruar tha prefektja, dhe nuk kam asnjë lajm nga ata dhe është fshirë komplet ai fshat, ajo zonë. Pasi aty banesat janë grumbull grumbull. Nëse shihni videot nëse shihni një ndërtesë që bie, bien rresht dhe të tjerat ngjitur. Ndërtesat kanë rënë mbi njëra tjetrën.
Kjo ndërtesë, që ju poatë në video është shitur një vit përpara me një çmim rekord dhe ka marrë aprovim kundër tërmetit. Shumë banesa janë në fshat dhe kanë vite që janë ndërtuar dhe janë shembur, por po shemben dhe ndërtesat e reja”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë