“Deklarata e Dobit është e rreme”, flet avokati i Alda Klosit që u la në burg
Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka dalë në një deklaratë për mediat pasi kësaj të fundit iu dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ai tha se deklaratat e pastrueses Rozeta Dobit janë të rreme dhe sipas tij kjo e fundit ka dalë tre herë me deklarata të ndryshme nga njëra-tjetrën.
Më tej ai tha se presin përgjigje për pyetjet që i kanë bërë prokurorisë në lidhje me rastin në fjalë.
“Caktoj masën e sigurisë me arrest me burg. Pati një debat të gjatë Prokurori paraqiti si provë një deklaratë të dhënë nga Rozeta Dobi. Ishte një deklarim i marrë kohët e fundit. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi. Është hera e katërt që ajo pyetet, dhe sa herë që pyetet jep një deklaratë ndryshe nga tjetra.
Deklarata e fundit është gënjeshtër. Ka disa pyetje që bëmë në seancë dhe natyrisht presim të zbardhet vendimi për të marrë përgjigjen e tyre. Nëse do ishte kështu siç ka deklaruar Dobi, si është e mundur që është hapur kasaforta dhe është hedhur në një kazan plehrash. Si nëna si djali në momentin që janë arrestuar kanë mbajtur të njëjtin qëndrim ku kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit dhe kanë dhënë një mekanizëm të qartë se si është kryer kjo vepër penale.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset