Avokati tregon ku u morën paratë që u gjetën në shtëpinë e Alda Klosit

7 Shkurt 2023 | 13:40

Avokati i Alda Klosi, Ilirjan Muho në një deklaratë për mediat është shprehur se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares që tashmë është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Sipas avokatit vetëm 120 mijë eurot janë të Klosit të cilat janë gjetur në Shqipëri për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë që ishte i diagnostikuar me tumor.

Sipas tij, këto para fillimisht mbaheshin në shtëpinë  e nuses së xhaxhait të Klosit.

Muho theksoi se këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe i janë dhënë nga nusja e xhaxhait, pasi ata kanë ikur në SHBA.

“Nëse do ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe Dobit do të kishte një marrëveshje si është e mundur që në banesën e pastrueses janë gjetur dhe sende të vjedhura. Ka njerëz që janë paraqitur në prokurori dhe kanë njohur sendet e vjedhura në shtëpitë e tyre. Kemi të bjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësoj sado pak një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj.

Në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe nga Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi tjetër, në bazë të së cilës janë dhënë një shumë prej 125 mijë eurosh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë. U pa e udhës që paratë të gjendet, e janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait të Alda Klosit. Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026