Ardit Hoxha raporton nga Stambolli: E pamundur të shkohet në zonat e tërmetit
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka raportuar nga Stambolli ku ekipi i Euronews Albania ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit.
Gazetari tha se për shkak të kaosit në të gjitha linjave të avionëve dhe autobusëve drejt zonave të tërmetit, ka qenë e pamundur lëvizja në drejtim të jugut të Turqisë.
“Duke përjashtuar kaosin në dy aeroportet e Stambollit dhe terminalit të autobusëve sa i takon emergjencës dhe panikut nga tërmeti, gjendja në Stamboll duket më e qetë. Nga ana tjetër kushtet e vështira atmosferike kanë përfshirë Turqinë gjatë ditëve të fundit, me temperatura disa gradë nën zero dhe stuhi bore”, tha gazetari Hoxha.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta