OKB ndan 25 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

7 Shkurt 2023 | 22:34

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar 25 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve vdekjeprurëse që kanë marrë më shumë se 6 mijë jetë njerëzish, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, gazetarëve në selinë e OKB-së u tha se kjo do të ndihmojë në ofrimin e ndihmës urgjente për shpëtimin e jetës së njerëzve në rajonin e prekur nga tërmeti.

“Ekipet e vlerësimit dhe koordinimit të fatkeqësive të OKB-së sot janë në Adana dhe po mobilizohen për në Gaziantep nesër për të mbështetur ekipet urbane të kërkimit dhe shpëtimit. Ata që u prekën nga fatkeqësia përfshijnë mijëra refugjatë nga Siria dhe komunitetet që i kanë strehuar bujarisht ata për gati 12 vite”, tha Dujarric.

Ai tha se refugjatët sirianë përbëjnë mbi 1.7 milionë nga 15 milionë banorë që jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga tërmetet në Turqi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti Global i Ekonomisë Islamike bashkon liderët ndërkombëtarë

Zyrtarë të lartë shtetërorë, drejtues biznesi dhe përfaqësues të ekonomisë globale islame u mblodhën në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll për Galanë e 5-të të Ekselencës...
16:44 | 06/06/2026

Papa Leo: Konflikti me Iranin nuk është një “luftë e drejtë”

Papa Leo XIV ka deklaruar se lufta e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Irani nuk mund të konsiderohet një “luftë e drejtë”,...
16:31 | 06/06/2026

Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga tre vende afrikane për shkak të Ebola-s

Qeveria e Mauritiusit ka njoftuar vendosjen e një ndalimi të përkohshëm hyrjeje për shtetasit e huaj që kanë udhëtuar, kanë kaluar tranzit ose kanë qëndruar...
15:38 | 06/06/2026