“Nuk e di nëso do jetoj”- I përlotur, i riu publikon videon prekëse nga rrënojat
Një video dramatike e një djali nën rrënojat e tërmetit në Siri është publikuara në rrjete sociale.
Djali i gjendur në rrënojat e banesës së tij ka mundur të realizoj një video dhe ta shpërndajë në rrjete sociale.
Nga pamjet ai shihet i mbuluar i gjithi me pluhur, i përlotur dhe i frikësuar për jetën e tij. Ai thekson se nuk di se si ta shpjegojë të gjendesh nën rrënoja, pasi nuk e di nëse do të jetojë apo jo.
I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tri apo katër familje tjera.
Në momentin e videos shihen teksa fillojnë të bien xopëza të vogla betoni. Nga autoritetet siriane nuk është dhënë ende asnjë e dhënë nëse i riu në fjalë ka mundur të shpëtohet.
Kujtojmë se një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 8700 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje