Të hënën mbyllet sheshi Shqiponja, ARRSH tregon si do të devijohet trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi të shtunën se duke nisur nga data 26 tetor e deri vitin tjetër do të zhvendosë dhe kufizojë qarkullimin në daljen perëndimore të Tiranës për shkak të punimeve që po kryhen në segmentin e ish-sheshit Shqiponja në Unazën e Madhe.
Pas disa ditësh pune në koordinim me policinë rrugore dhe Bashkinë Tiranë, ARRSH ka vendosur të ndajë dhe ngushtojë për katër muajt e ardhshëm korsitë në ish-sheshin Shqiponja duke e detyruar lëvizjen sipas këtij itenerari:
Dalja nga Tirana (Drejtimi Tiranë-Durrës):
- Rruga Dritan Hoxha qaset vetëm me një korsi vajtje;
- Ndalohet kthimi majtas për në rrugën Teodor Keko (Astiri);
- Qasja drejt autostradës bëhet duke kaluar në të djathtë krah bankës Credins;
- Rruga Teodor Keko drejt ish-sheshit Shqiponja devijohet në një korsi;
- Ndalohet qasja nga rruga Teodor Keko i rrugëve Dritan Hoxha (djathtas) dhe Vangjel Noti (drejt)
*Korsia blu me drejtim të lëvizjes lindje-perëndim.

Hyrja në Tiranë (Drejtimi Durrës-Tiranë):
- Rruga nga mbikalimi drejt ish-sheshit Shqiponja ngushtohet dhe vijohet djathtas nga rruga Teodor Keko në pjesën ku IKMT ka shembur ndërtesat e banorëve;
- Ndalohet qasja drejt rrugës Dritan Hoxha (drejt) dhe Vangjel Noti (majtas);
- Qasja në rrugën Dritan Hoxha do të bëhet nga rruga Abedin Rexha dhe rrugicat e ish-fushës së Aviacionit;
*Korsia blu me drejtim të lëvizjes perëndim-lindje.
IKMT nis shembjen e 20 ndërtesave në segmentin e tretë të Unazës së Madhe
Ndërtohen katër tunele tek “Shqiponja”, Balluku apel drejtuesve të automjeteve
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet