Ndërron jetë ish-trajneri i njohur i Prishtinës, Kurti mesazh ngushëllimi

8 Shkurt 2023 | 20:27

Ish-trajneri i kombëtares së Kroacisë në futboll dhe i klubit Prishtina, Mirosllav Bllazheviç, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Ai kishte udhëhequr Kroacinë në Kupën e Botës më 1998, duke zënë vendin e tretë.

“E gjithë familja e futbollit sot ka humbur ‘trajnerin e trajnerëve’”, tha Federata kroate e Futbollit.

Mirosllav Bllazheviç, i njohur si Çiro, vdiq në Zagreb pas një lufte të gjatë me kancerin.

Më 1985 deri më 1986 ai ka qenë trajner i klubit të Prishtinës, që garonte në ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe për futbollin.

“Si fëmijë, e mbaj mend qysh e pat bërë KF Prishtina aq të famshme. E pat sjellë në Prishtinë këngëtaren e njohur kroate, Tereza Kesovija. Para fillimit të një ndeshjeje të ligës elitare të vitit 1985 në Prishtinë, ajo doli në mes të fushës pranë kapitenit të atëhershëm Fadil Vokrri, për ta nisur ndeshjen formalisht, derisa të gjithë shikuesit në tribina mbanin shalla të bardhë, sepse kështu bënte vetë Mirosllav Çiro Bllazheviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026