“Po pres vajzën 23 vjeçe, se di a është gjallë”, rrëfimi tronditës i babait turk

9 Shkurt 2023 | 08:45

Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e të hënës ka lënë pasoja të mëdha, mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë raportohen të zhdukur, ku ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Së fundmi një baba thotë se ka humbur komunikimet me vajzën e tij 23-vjeçe, ndërkohë po pret me shpresë që ajo të dalë e gjallë nga rrënojat e pallatit ku jetonte në Malatya.

I ati në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania , tha se nuk e di nëse e bija ka qenë në shtëpi apo në lëvizje në momentin që ka rënë tërmeti ndërsa shtoi se kanë humbur komunikimet me të.

“Kam vajzën 23-vjeç. Ka qenë në katin e tretë. Kanë ardhur këtu për të punuar. Nuk kemi informacion se ku ka qenë. Ka ditë që nuk e arrijmë dot në telefon. Është shumë e dhimbshme por nuk kemi çfarë të bëjmë”- tha ai.

Babai turk

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026