Naftëtaret nuk heqin dorë nga greva, refuzojnë dialogun me qeverinë
Gratë naftëtare të Ballshit nuk tërhiqen nga greva e urisë. Ato kanë hyrë në ditën e 11-të sot dhe vazhdojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Rama pavarësisht thirrjeve të tij të njëpasnjëshme.
“Gjendja është e rënduar, qoftë shëndetësore, po ashtu edhe psikologjike, presim zgjidhje, por asgjë… Ftesa e kryeministrit për bisedime? Ne jemi gënjyer disa herë dhe nuk kemi më besim prandaj duam rrogat që kemi fituar me gjyq, të kalojë rrogat dhe më pas të diskutojë çfarë të dojë për gjërat e tjera, këtë e kemi të padiskutueshme.
Qante një shoqja jonë sepse nuk kishte para të blinte një paracetamol për fëmijën, si do veprojmë kështu? Gratë parlamentare shkojnë dhe bëjnë spektakël për kancerin e gjirit, o ka kancer të gjirit në uzinën e Ballshit, nuk ka në asnjë vend të Shqipërisë, këtu jemi në vështirësi dhe këta tallen me ne”, Luljeta Sulka , naftëtare në grevë.
Ndërkaq, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka rezultuar me COVID-19 dhe për rrjedhojë është karantinuar.
Ndonëse disa prej grave kanë shfaqur probleme shëndetësore, ato nuk kanë hequr dorë nga greva teksa shkojnë edhe më tej duke paralajmëruar se do u bashkohen edhe fëmijët në këtë betejë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta