Operacioni “Shpirti”, jepen dënimet e para

9 Shkurt 2023 | 16:01

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet këtë të enjte për disa nga personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Shpirti” mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

Hetimet zbuluan një grup të strukturuar kriminal të trafikimit të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Dënimet e dhëna:

  • Ilirijan Duçellarin me 17 vjet heqje lirie, e konvertuar në 11.4 vjet
  • Aurel Kalarin, Kleo Bregun, Orhan Duçellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Muçan me 13 vjet burg, të konvertuara në 8 vjet e 8 muaj burg
  • Alban Koshin me 12 vjet burgim i konvertuar në 8 vjet heqje lirie dhe Mariglen Duçellarin me 5 vjet burgim, që iu konvertua në 3 vjet e 4 muaj

Dosja “Shpirti” është ndarë në disa fraksione pasi të implikuar rezultuan edhe disa zyrtarë policie dhe një prokuror, për të cilët gjykimi është veçuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026