Arrestohet në Kolumbi bosi i kokianës nga Fieri, krahu i djathtë i “El Gato”
Artur Rrapaj nga Fieri është arrestuar në Kolumbi së bashku me të edhe trafikanti i shumëkërkuar i Ekuadorit, Wilmer Emiliano Sanchez Farfano.
Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.
37-vjeçari shqiptar u arrestua gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas.
Rrapaj dyshohet se është pjesë e kartelit të vetëquajtur ‘Nueva Generacion Ekuador’ që drejtohej nga trafikanti i shumëkërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Wilmer Sanchez Farfan, i njohur ndryshe me nofkën ‘El Gato’.
Në banesën ku u arrestuar shqiptari policia sekuestroi 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një banesë me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.
Farfan, akuzohet se është një nga furnizuesit kryesorë të kokainës për kartelin Sinaloa. Grupi i ‘El Gato’-s akuzohet për më shumë se 450 vrasje që u kryen në Burgun e Ekuadorit gjatë trazirave. Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën përgjegjës grupin e tij për dhjetëra tonelatave drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Rrapaj gjithashtu lëvizte me pasaportë të skaduar. Ai ka lindur më 15 mars të vitit 1986, në Fier. Pasaporta e tij është lëshuar në vitin 2010, ndërsa në vitin 2020 ka skaduar.
LEXO GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta