Skuadrat turke braktisin garën për shkak të tërmetit shkatërrimtar
Turqia vijon dita ditës të përballet me jetë njerëzish të humbura për shkak të tërmetit shkatërrimtar. Në një kohë kur situata vijon të jetë e përkeqësuar, autoritetet kanë vendosur pezullimin e aktiviteteve të ndryshme, mes tyre dhe ato sportive.
Federata turke e futbollit ka bërë me dije se dy skuadra janë tërhequr nga Superliga. Bëhet fjalë për Hatajspor dhe Gaziantep, skuadra e qytetit më të prekur që ka dhe numrin më të lartë të viktimave.
Ka qenë numri 1 i qeverisë së futbollit në Turqi ai i cili ka komunikuar vendimet.
“Klubi Hatayspor dërgoi një letër sot, na njoftuan se nuk duan të luajnë më ndeshje këtë sezon, nëse edhe Gaziantep vendos përfundimisht të tërhiqet nga liga, ne do të vazhdojmë me 17 ekipe, me kusht që të drejtat nga këto dy klube mbeten të paprekura”, tha ai.
Prej ditës së hënë është shpallur i zhdukur dhe futbollisti ganez i Hatajspor, Kristjan Atsu. Fillimisht u komunikua se mesfushori u gjet dhe po merr trajtim mjekësor, ndërkohë menaxheri i tij konfirmoi se nuk ka asnjë gjurmë nga 31-vjeçari.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq