‘Katastrofa e katastrofave’, organizatat ndërkombëtare: Siria, më rëndë se Turqia
Programi Botëror i Ushqimit ka bërë thirrje për më shumë akses në territoret siriane, të prekura nga tërmeti fatal i së hënës, për të plotësuar ndihmat humanitare që kanë mbaruar.
Drejtori ekzekutiv i organizatës, David Beasley e ka cilësuar situatën në veri-perëndim të vendit si “katastrofën e katastrofave”.
“Të gjitha stoqet që kemi po përfundojnë me shpejtësi, sidomos racionet e ushqimeve. Ato duhet të zëvendësohen sa më shpejt dhe për ta bërë këtë na duhet akses”, ka thënë Beasley.
Në rastin më të fundit, ndihmat kaluan përmes Turqisë, duke përdorur kalimin Bab al Hava, i vetmi i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Një projekt/rezolutë për hapjen e kanaleve të tjera kufitare mes Turqisë dhe Sirisë u bllokua përmes vetos nga Rusia dhe Kina.
Kalimi tjetër ishte përmes shtigjeve tërthore, me ndihmat që qeveria siriane ka dërguar në territoret e kontrolluara nga rebelët.
“Kalimi i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit është hapur sërish, por dëmtimi i rrugëve dhe kalimi i ngadaltë në dogana po pengojnë lëvizjen”, ka thënë më tej drejtori i Organizatës Botërore të Ushqimit.
Ai ka theksuar se duhet të intensifikohen kalimet përmes shtigjeve të tërthorta brenda Sirisë dhe që ndihmat të mos politizohen.
Organizata synon të sigurojë vakte të përgatitura për banorët në veri-perëndim të vendit dhe aktualisht ka ushqim për 1.4 milionë persona.
Por drejtuesi i saj ka nënvizuar se duhen 700 milionë dollarë për të ushqyer rreth 6 milionë njerëz në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve