“Kukësin e shoh 3-0 për PD”, gazetarja bën parashikimin

10 Shkurt 2023 | 21:03

Gazetarja Eksiola Shehu tha në emisionin Barometri në Euronews Albania, se Partia Socialiste ka shumë pak gjasa të fitojë në 3 bashkitë e Qarku të Kukësit; Kukës, Tropoja dhe Hasi.

Duke iu referuar rezultatit në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, ku PS ka pasur 37,7 për qind të votave, ndërsa PD 60 për qind, mund të flitet për ngushtim të rezultatit, por jo fitore të PS.

“Njihet si një qark shumë i varfër me një lëvizje shumë të lartë të popullsisë. PS ka pasur 37,7 për qind të votave ndërsa PD 60 për qind. Njihet si një qark i djathtë dhe është i vështirë ndërrimi i krahut në majtas. Mund të kemi një diferencë votash po jo që Kukësi, Tropoja dhe Hasi të drejtohen nga PS. Nuk mendoj se PS në qarkun e Kukësit do ketë pritshmëri, që pavarësisht gjendjes së opozitës është bastion i djathtë. Kukësin e shoh 3-0 në favor të PD”, tha Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025