“PS merr deri në 55 bashki”, Gjiknuri: Me këtë opozitë, mbetemi forcë e parë
Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se Partia Socialiste synon të marrë 45-55 bashki në zgjedhje lokale në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas Gjiknurit, nisur situata aktuale politike në vend dhe gjendja e opozitës.
“Ne nuk biem poshtë 45 bashki. Por ajo që ne synojmë është nga 45-55 bashki, këtu do jetë kufiri që pretendojmë duke marrë parasysh edhe situatën politike në vend, sondazhet, imputi nga strukturat tona elektorate dhe gjendja e opozitës”, tha Gjiknuri.
Sipas tij, PS pritet të ruajë të njëjtën përqindje votash si në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, çka siç tha e bën PS forcë të parë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
“Mund të jetë sërish 47% vota në total, por synimi është të arrihet objektivi që thashë më parë për numrin e bashkive. Madje po t’i referoheni zgjedhjeve të përgjithshme, po të mblidhen votat del në atë parashikim që thashë. Për ne është e rëndësishme është të jemi parti e parë, nuk do zgjerohet PS pa limit, e rëndësishme është të dominosh jetën politike. Me 48 për qind të votave, PD do jetë parti e parë në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë