Shkarkimi i Nikollës i kalon kuvendit, Çupi: U prezantua vetëm raporti i PS

10 Shkurt 2023 | 16:18

Nisma e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla do të kalojë për votim në seancë e Kuvendit. Krahas raportit të opozitës, deputetë do të votojnë dhe raportin e hartuar nga mazhoranca ku kundërshtojnë shkarkimin.

Në mbledhjen e këshillit të legjislacionit këtë të premte ishte vetëm mazhoranca ajo që prezantoi raportin e saj lidhur me pretendimet dhe kërkesën e 28 deputetëve të PD-së, për të shkarkuar kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Gazmend Bardhi si relator dhe përfaqësues I opozitës, nuk mundi të prezantonte raportin që më pas do t’i përcillet kuvendit për votim, pasi vetëm 2 ditë më parë ai dhe 8 deputetë të tjerë u përjashtuan me 10 ditë.

Vendim të cilin deputetja demokrate dhurata Çupi, e cilësoi si të mirëmenduar për të pamundësuar prezantimin e raportit të opozitës.

Ndërsa deputeti Saimir Korreshi e sfidoi mazhorancën me protestën e së shtunës.

Dy raportet, të PS dhe PD, lidhur me kërkesën për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së parlamentit do të kalojë në seancë plenare për t’u votuar me shumicë të thjeshtë votash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026