“Keni falsifikuar procesverbalin, të anullohet seanca”, Vasili përplaset me Nikollën
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe shkak është bërë procesverbali që sipas deputetit të opozitës është i falsifikuar.
Ai ka kërkuar që seanca të ndërpritet dhe Nikolla të japë një sqarim në lidhje me procesverbalin duke shtuar se seanca plenare e Kuvendit nuk mund të bëhet viktimë e problemeve personale të kreu të qeverisë Edi Rama.
Nga ana tjetër Nikolla ka kundërshtuar duke thënë se akuza e Vasilit nuk është e vërtetë.
Vasili: Gjithë parlamenti dhe shqiptarët presin të dinë se kush e mori vendimin për pezullimin e anëtarëve të opozitës që të diskutojnë. Në momentin që ju merrni një vendim anti-kushtetues ai duhet të pasqyrohet. Ça është këtu, pazari i gjësë. Seanca do të bëhet viktimë për hallet që ka kryeministri? Kush e vendosi? Nëse nuk e zgjidhni këtë punë ndalojeni seancën. Më thoni kush e mori vendimin. Ua bën me sy nga salla? Sqaroni se ky do të thotë falsifikim. Salla e parlamentit nuk është pronë e jotja. Keni marrë një vendim që nuk është në procesverbal. Të ndalet seanca dhe të sqarohet kush e ka falsifikuar procesverbalin.
Nikolla: Mos ngrini pretendime të kota. Është i pavend të thoni që procesverbali është i manipuluar. Procesverbali është dhe në media. U sjell në vëmendje nenin 116 të rregullores. Nëse keni ardhur me qëllim për të marrë peng Kuvendi kjo nuk do të ndodh.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë