“Silleni tradhtarin e korruptuar”- Zhupa: Pa ardhur Rama s’ka seancë Kuvendi normale
Përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës u shënuan edhe këtë të enjte në parlament.
Ishin deputetët e PD-së, mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, ata të cilët rrethuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në seancë të ishte kryeministri Rama, për të zhvilluar një mocion me debat në lidhje me përfshirjen e shefit të qeverisë në “çështjen McGonigal”.
Deputetja Ina Zhupa tha në fjalën e saj se nuk do te këtë më seancë pleanre nëse Rama nuk paraqitet në parlament të përballet me opozitë.
Pjesë nga diskutimet:
Lindita Nikolla: Mos bërtisni, po zonja Zhupa keni fjalën.
Deputetja Ina Zhupa: Zonja Kryetare, keni shkelur rregulloren e parlamentit në mënyrë të vazhdueshme si në seancën e kaluar, si në këtë seancë, duke i mohuar të drejtën deputetëve të Opozitës për të zhvilluar një mocion me debat me kryeministrin e Shqipërisë për një aferë që nuk flet vetëm Shqipëria, por flet e gjithë bota.
Në vendet e të gjithë botës kanë njohur njerëz të korruptuar, kanë tradhëtarë, por ajo që ndodh me Shqipërinë është që ne kemi një tradhëtar të korruptuar, që ka cënuar sigurinë kombëtare, një tradhëtar i cili na ka vënë në dyshim aleancën me SHBA, me partnerin tonë strategjik.
Një tradhëtar i cili na ka vënë në rrezik stabilitetin tonë si shtet partner i NATO-s dhe një tradhëtar të korruptuar. Korruptoi dhe dha paratë që vjedh nga shqiptarët për të blerë lobim. Për të goditur Opozitën e këtij vendi. Për të pasuruar oligarkët që vetë fshihet pas tyre. Për të bërë biznes me rusët, me Deripaskën, ku ne si vend që kemi marrë të njëjtat sanksione për luftën në Ukrainë, duhej që sot të mos i trajtonim si investitorë strategjik. Duhej që sot Deripaska të mos rezultonte në QKB si aksioner i kompanive shqiptare.
Ku e keni kryeministrin Rama ju që të japë shpjegime për të gjitha këto që kërkon Opozita? Ku e keni kryeministrin ju për mocionin me debat? Ku fshihet? Cila është kjo flamë që e ka zënë, që e bën të pijë kafe në zyrë, por nuk vjen dot në parlament të japë shpjegime para qytetarëve shqiptarë, sesi, ai një tradhëtar i korruptuar ka arritur që emrin e Shqipërisë ta baltosë në mënyrën më të pështirë të mundshme.
Ne jemi shqiptarë dhe ne na dhimbset Shqipëria, dhe dua që tradhëtarin e korruptuar ta sillni këtu. Të përballet me Opozitën, me të vërtetat. Të na tregojë të gjitha takimet.
14 herë përmendet në aktakuzën e ngritur nga Juria e Madhe në SHBA dhe të vijë të flasë këtu, për miqtë e tij shqip, apo anglisht, për miqtë e tij rusisht, apo shqip. Le të vijë Edi Rama këtu, sepse ndryshe seancë normale nuk mund të ketë.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve