Paris: Një burrë qëllon me armë nga ballkoni, policia rrethon zonën
Mbrëmjen e sotme, një burrë ende i paidentifikuar nisi të qëllonte nga dritarja e ballkonit të tij në lagjen 15 të kryeqytetit francez të Parisit.
Kjo ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, ka pohuar një burim brenda shërbimeve policore franceze, duke shtuar se fatmirësisht askush nuk është lënduar si pasojë e incidentit.
Prefektura e Policisë deklaroi në Twitter se zona përreth rrugës Saint-Amand në lagjen 15 të Parisit është e rrethuar dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg.
BFM-TV raportoi se burri qëlloi plot shtatë herë.
Sipas një gazete të përditshme Le Parisien, burri, i cili thuhet se është në moshë të thyer dhe ndoshta nën efektin e alkoolit, qëlloi në ajër dhe më pas u barrikadua brenda banesës së tij.
Qëllimet e tij për këtë veprim të pakontrolluar dhe krejtësisht të papërgjegjshëm mbeten ende të paqarta.
Kujtojmë se edhe nëse qëllohet në ajër, hapja e zjarrit me armë të ftohta sidomos në zona të banuara konsiderohet i ndaluar pasi mund të shkaktojë dëme dhe incidente që shpesh përfundojnë edhe me vdekje.
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë