Këtë javë hapet COVID-3, Rama: Stafet rezervë janë rekrutuar, trajnuar dhe janë në gatishmëri

26 Tetor 2020 | 11:43

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi sot ambientet e spitalit COVID-3.

Janë 150 shtretër në këtë strukturë e dedikuar për pacientët me Covid19, ku ka gjithashtu edhe një njësi reanimacioni për pacientët që do të ketë nevojë. Sipas protokollit që ka përcaktuar shërbimi infektiv çdo gjë është vendosur dhe është gati. Janë pajisur dhomat me monitorë, respiratorë dhe linjat e oksigjenit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të spitalit COVID-3, Manastirliu tha se aktualisht janë 40-50 shtretër të lirë në dy strukturat COVID-1 dhe COVID-2, dhe pas ezaurimit të tyre, do të hapet edhe COVID-3.

“Ne të dyja strukturat COVID kemi 40-50 shtretër të lirë. Por duke parë trendin e rasteve në rritje mendojmë brenda javës të hapim edhe COVID-3. Ndërkohë që kemi dhe COVID-4 me rreth 100 shtretër i cili dhe ai është gati. Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme”, tha Manatirliu.

Shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njëjta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

“Ne kemi gjithçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme. Së fundmi edhe me remdesivirin. Çfarë është shkruar në protokollet e botës e kemi edhe ne. Pacientët janë duke e marrë, duke e ofruar falas 100%, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjera që janë shkruar në protokolle. Të gjitha barnat ne i përdorim atëherë kur duhet”, tha prof. Çomo.

“Spitalet COVID 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi.

Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, shkroi më herët në Facebook kryeministri.

Një ditë më parë, Partia Demokratike përmes ish-deputetes Oriola Pampuri kërkoi largimin e ministres së Shëndetësisë për keqmanaxhim të situatës nga pandemia e COVID-19.

Sipas PD, spitali COVID-3 nuk është një spital i mirëfilltë, por thjesht ish-pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër.

Ish-deputetja tha se ky spital mund të akomodojë vetëm 22 persona, çka nuk është e mjaftueshme për numrin e lartë në rritje të të infektuarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026