Problematiku Neymar, fqinjët të acaruar me futbollistin: Organizon festa përnatë

11 Shkurt 2023 | 20:11

Futbollisti brazilian Neymar Jr është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të festave të shumta që bën në banesën e tij.

Sipas një raporti të Le Parisien, ylli i PSG-së është denoncuar nga fqinjët e tij në Bougival, një zonë në periferi të Parisit, se ai zhvillon festa të zhrmshme të përnatshme.

Më 5 shkurt, Neymar festoi ditëlindjen e tij të 31-të duke organizuar një festë me muzikë të lartë, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te fqinjët e tij.

“Nuk ishte vetëm një zhurmë në sfond, ishte vërtetë jashtëzakonisht e bezdisshme”, tha kryetari i bashkisë Bougival, Luc Ëattelle , për Le Parisien.

Në fakt, disa fqinjë u detyruan të thërrisnin policinë dhe të ndërhynin për të ulur muzikën në festë.

Luc Ëattelle kujtoi se Neymar organizoi një tjetër festë pasi fitoi Ligue 1 sezonin e kaluar, e cila zgjati deri në orën 5 të mëngjesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026