8 kilogramë kanabis në bagazh, arrestohen 2 persona pasi tentuan të arratiseshin

12 Shkurt 2023 | 10:28

Ndue Çupi, 27 vjeç dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç janë arrestuar pasi u kapën me 8 kg kanabis në një makinë të llojit “Benz”.

Dy shtetasit, banues në Shënkoll, Lezhë, tentuan t’i arratiseshin policisë në momentin e ndalimit.

Makina, lënda narkotike dhe 2 celularë u sekuestruan.

Xhuljano Sorra, 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari, 26 vjeç u arrestuan gjithashtu pasi shitën pjesët e një automjeti të vjedhur.

Më 24 janar këta dy shtetas vodhën një makinë tip “Benz” në Laprakë. Ata e çmontuan dhe pjesët i nxorrën në shitje.

2 celularë, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur u sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026