Paralajmëron Berisha: Rreth parlamentit do të ketë protesta të fuqishme
Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme protesta para Kuvendit do të jetë e fuqishme.
Në një takim me kryetarët e degëve në Tiranë, lideri i PD se qytetarët do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve.
“Ti mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi vitën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.
Ti mohosh të drejtën për ti kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.
Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues. Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet tu dalim zot”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)