Britania dhuron 60 milionë paund për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit

13 Shkurt 2023 | 09:26

Saleh Saeed, shefi ekzekutiv i Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, tha se një shumë e madhe e donacioneve për Turqinë dhe Sirinë ishte mbledhur në vetëm tre ditë.

Ai tha se nevojat në Turqi dhe Siri janë “absolutisht të mëdha”, duke shtuar se ka “ende shpresë” se njerëzit do të gjenden nën rrënojat e ndërtesave të rëna.

“Është dhuruar një shumë prej 60 milionë paundesh, kryesisht nga publiku i Mbretërisë së Bashkuar; dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë shumë bujare. Kjo u mblodh në tre ditë – kjo është një shumë fenomenale,” tha zoti Saeed.

“Paratë po vijnë ende dhe ne shpresojmë që më shumë njerëz të vazhdojnë të japin, sepse nevojat në Sirinë veriperëndimore dhe në Turqi janë absolutisht të mëdha dhe fatkeqësisht gjithnjë në rritje, pasi njerëzit tani lënë rrënojat pas dhe fillojnë të mendojnë për të vajtuar për humbjen e miqve të tyre, familjen dhe rindërtimin e jetës së tyre”- tha ndër të tjera ai.

Ndër të tjera, ai tha se organet bamirëse anëtare të menjëhershme, si Kryqi i Kuq, janë tashmë në terren duke punuar me partnerët lokalë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026