FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ parlamentin, masat e policisë për protestën e opozitës
Shpërndarja e forcave të policisë pritet të bëhet si në protestën e të shtunës, ku një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve. Pjesa më e madhe e këtij kordoni do vendoset përpara derës së parlamentit.
Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.
Gjithashtu të pranishëm do jenë edhe Forcat Speciale RENEA. Mësohet se pranë Parlamentit do të ketë edhe punonjës të Gardës së Republikës, që do vëzhgojnë e parandalojnë protestuesit nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë. Të gjithë punonjësit do të jenë të pajisur me maska kundragaz.
Në zonën ku do mbahet protesta nuk do të mungojnë as ambulancat dhe zjarrfikëset, për çdo rast. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë të rrugës së Elbasanit. Forca policore do ketë edhe në kryeministri, në rast se protestuesit do të zhvendosen aty.
LEXO GJITHASHTU:
Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
- 20:06 Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze