U dhunua barbarisht në Tiranë, ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja

13 Shkurt 2023 | 10:28

Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar edhe e ëma e saj, Ruth Abongo.

Joy u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. Ajo u gjet pa ndjenja, e dhunuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.

22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

Që nga ajo ditë e deri më sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjja e Prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026