”S’kemi ngritur flamurin e bardhë”, Trump mohon zërat se ka hequr dorë nga luftimi i pandemisë së COVID-19

27 Tetor 2020 | 06:51

Ditën e hënë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u shpreh se nuk është dorëzuar në betejën ndaj COVID-19, pasi rivali i tij demokrat, Joe Biden e akuzoi se kishte hequr dorë nga lufta, duke u bazuar në deklaratën e Shefit të Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Midous, se administrata Trump kishte hequr dorë nga ngadalësimi i përhapjes së infektimeve me coronavirus.

Trump po përballet më një sfidë të vështirë për sa i përket ri-zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, e ndikuar kjo edhe nga mënyra se si u menaxhua kriza e krijuar nga pandemia e Covid-19.

“Jo, jo, është Biden ai që ka ngritur flamurin e bardhe, dhe i është dorëzuar jetës. Ai s’del nga bodrumi i tij. Është një kandidat patetik, këtë mund ta them me siguri. Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Shihni ç’po ndodh në Europë. Prandaj që Jo, ne po bëjmë një punë sensacionale. Absolutisht që kemi situatën nën kontroll, pavarësisht çfarë shkruhet në “lajmet e rreme”, është shprehur presidenti amerikan.

SHBA-ja ka regjistruar numra rekord të të infektuarve në 48 orët e fundit, teksa në kampin demokrat është rikthyer vëmendja tek mënyra se si TRUMP dhe aleatët e tij neglizhonin këshillat e autoroiteteve shëndetësore për të mbajtur maskë dhe respektuar distancimin social.

 

Lexoni gjithashtu:

Fushata presidenciale në SHBA, dy kandidatët Trump e Biden vijojnë takimet në ditët e fundit

Trump voton ‘veten’ në Florida, vijon me fushatën elektorale në 3 shtete

Sacha Cohen rikthehet si ‘Borat’, publikohet filmi i ri komedi në prag të zgjedhjeve presidenciale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze u njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026