Balla: Do përjashtohet çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit

13 Shkurt 2023 | 12:55

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat është shprehur këtë të hënë se kushdo që përpiqet të pengojë punimet në foltoren e Kuvendit do të përjashtohet sipas përcaktimeve të rregullores.

“Çdo deputet që bllokon foltoren Rregullorja e Kuvendit  është e qartë, duhet të përjashtohet  nga punimet plenare për 10 ditë. Parlamenti funksionin dhe për çdo përpjekje për të bllokuar atë do të zbatohet rregullorja. Rregullorja  e thotë qartë që kush pengon zhvillimet normal të punimeve të Kuvendit do të ndëshkohet”, tha Balla.

Balla ka folur edhe për kërkesën e opozitës për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Ka pasur një kërkesë qesharake nga ana e deputetëve të opozitës lidhur me pretendimin se në ushtrimin e detyrës së saj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kryer shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës. Këshilli i Legjislacionit e ka bërë verifikimin dhe raporti është gati, ku konkludohet se Kryetarja e Kuvendit ka respektuar gërmë për gërmë Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën dhe për pasojë në seancën e datës 16, Kuvendi duhet të votojë kërkesën ku Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në mënyrë unanime do të votojë kundër kësaj kërkese”, nënvizoi Balla.

Gjithashtu Balla është shprehur se gjatë seancës një grup deputetesh gra të Partisë Socialiste do të kenë kenë një deklartatë lidhur me gjuhën e rëndë e seksiste përdorur nga Sali Berisha.

“Të gjitha koleget deputete dhe Ministre të Partisë Socialiste, kanë ngritur një shqetësim që lidhet me disa deklarata  të natyrës së diskriminimit gjinor dhe seksual, nga deputeti Sali Berisha ku do të njiheni sot me një deklaratë të  grave deputete dhe minister të PS-së”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026