Tensionet Erdogan-Macron, në disa shtete arabe bojkotohen mallrat franceze
Protestues të zemëruar mbushën rrugët në veri të Sirisë e jo vetëm. Demonstrues u gjendën edhe jashtë ambasadës franceze në Bagdat dhe në Pakistan.
Është ky reagimi pas qëndrimit të presidentit Emmanuel Macron i cili ka mbështetur karikaturat që përshkruajnë profetin Muhamed dhe duke kritikuar islamistët u zotua që të mos hiqte dorë nga karikatura të tilla.
Por për botën islame përfaqësimi vizual i profetit është rreptësisht i ndaluar e madje cilësohet blasfemi.
“Duam t’i themi presidentit francez që të mos ndërhyjë në fenë tonë, të mos e fyejë besimin tonë. Ne respektojmë çdo besim fetar dhe të gjithë profetët përfshirë Jezusin. I respektojmë të gjithë, nuk dëshirojmë që ai të sillet kështu e të ofendojë myslimanët”, shprehet Zafar Hameed Minhas, banor në Peshawar.
Emmanule Macron komentoi mbi islamin pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty, komente që ai i mbron në bazë të lirisë së shprehjes.
Mësuesi gjatë një ore mësimi u kish treguar fëmijëve një karikaturë të Profetit çka u bë shkak për vrasjen e tij.
Prej ditësh ka reaguar edhe presidenti turk Erdogan që së fundmi ka bërë thirrje që të bojkotohen mallrat franceze.
Produktet janë tërhequr tashmë nga raftet në disa shtete të botës arabe sikundër në Jemeni, Katar, Algjeria dhe Kuvajti.
Ngjarjet e fundit përshkallëzojnë edhe tensionet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian i bën thirrje Presidentit të Turqisë të mos prishë përpjekjet e bllokut për dialog.
“Nëse vazhdojmë të shtojmë tensionet me provokime kundër Bashkimit Evropian ose një anëtari të Bashkimit Evropian, atëherë do të mendojmë se çfarë mund të bëjmë për veprime apo deklarata të tilla”, u shpreh Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Europian.
Presioni i shtuar nuk i ka ndihmuar negociatat e Turqisë për t’u bashkuar me BE, diskutimet e filluara në 2005 që vijojnë të mbeten pezull.
E nga ana tjetër raportet me Francën janë tensionuar për një sërë çështjesh përfshirë Sirinë, Libinë, e së fundmi edhe kërkimet në ujërat e Mesdheut Lindor.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti turk Erdogan: Macron të kryejë kontrolle mendore
Vrasja e mësuesit, provë për drejtësinë franceze
Franca mbyll xhaminë pas publikimit në rrjete sociale të mesazheve që nxisin urrejtjen
“Unë jam mësues”, qindra qytetarë marshojnë në Francë në nder të mësuesit të vrarë
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill