Kumbulla ndal Milanin, ndeshje spektakolare në ‘San Siro’, mbrojtësi kuqezi protagonist për kryeqytetasit
Marash Kumbulla gjen golin e dytë në pak ditë me skuadrën e Romës. Pasi ndëshkoi Jang Bojs në Europa League, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë tundi rrjetën e Milanit, në javën e pestë të kampionatit, duke treguar dhe një herë se tek Roma ka arritur që të përshtate më së miri.
Në San Siro, u zhvillua një 90-minutësh mjaft i bukur dhe me emocione, ku në total u shënuan 6 gola.
Milan vinte me mungesat e Donarumes dhe Hauge, por sërish tregoi se ky sezon është ndryshe për ta. Zllatan Ibrahimoviç nuk ka të ndalur, pasi ishte suedezi që hapi festivalin e golave, vetëm pak sekonda pasi kishte filluar loja.
Festa e kuqezinjve nuk zgjati shumë, pasi kapiteni Edin Xheko vendosi ekuilibrin në minutën e 14-të. Pjesa e parë nuk prodhoi më gola, pavarësisht rasteve të krijuara.
Në fraksionin e dytë Salmakers realizoi golin e avantazhit për ekipin e Piolit. Roma fitoi të drejtën e një penalltie të kontestuar nga ana e Milanit, që u kthye në gol nga Veretut.
Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe e gjetën avantazhin për të tretën herë, sërish me Ibrahimoviç, po gëzimi i kryesuesve të kampionatit u ndërpre nga lojtari i Shqipërisë, Marash Kumbulla.
Në fund, nga një pikë për të dyja skuadrat, me Milanin që e sheh veten pas pesë javësh të vetëm në krye të renditjes, me 13 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë