Shpërthimi me tritol në Sarandë, flasin banorët: Thamë se ra pallati

13 Shkurt 2023 | 15:55

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Sarandën në orët e para të mëngjesit. Një hotel është hedhur në erë me lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme edhe tek bizneset përreth. Banorët treguan për Euronews Albania tmerrin që përjetuan si dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi.

“Thamë se mos ra pallati, shpërthimi thashë se u fundos pallati. Isha zgjuar që në 5 të mëngjesit dhe rrija. Deri tani skam marrë frymë mezi vajta mora bukë që të pi ilaçet, jemi të sëmurë dhe nuk mbledhim dot veten. U çova menjëherë hapa ballkonin dhe dola”, tregon një grua.

“6 pa 5, shumë i fuqishëm shpërthim i padëgjuar ndonjëherë, u trembëm dolëm. Ne s’kemi asgjë, na kanë mbrojtur këta pallatet, këta që ishin afër janë të gjithë me dëme janë tyre xhamat deri në rrugën e katërt lart”, shprehet një tjetër banor.

Objekti ku ishte vendosur sasia e lëndës plasëse është ndërtuar në vitin 1996 dhe zotërohet nga 3 ortakë, Spiro Çabiri, Vangjel Shtuka dhe Dhimitër Evangjeliu. Prej 20 vitesh ortakët janë në proces gjyqësor për pronësinë e këtij objekti.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në fasadat e dhjetëra bizneseve dhe qindra banesave përreth deri në një rreze prej 300 metrash largësi, ndërsa copat e xhamave dhe inertet e betonit që kanë përfunduar në rrugë. Hoteli ndodhej në vijën e parë të bregut të detit dhe fatmirësisht në momentin e shpërthimit ka qenë bosh pasi funksiononte vetëm gjatë muajve të verës.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Pritet që specialistët anti-eksploziv të përcaktojnë llojin e lëndës plasëse që është përdorur

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026