1,5 mln dollarë dëm shtetit me faturat abuzive, arrestohet teksa kthehej nga Turqia ish-drejtori i Hidrokarbureve në AKBN

27 Tetor 2020 | 08:39

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”.

Gradeci u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Turqia

Për 45-vjeçarin ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” si i përfshire në skemën e abuzimit me faturat në AKBN.

Aksioni policor i mbiquajtur “Akciza” ngarkoi me përgjegjësi zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve Tiranë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për “pezullimet e detyrimeve doganore ose të akcizës” ndaj të paktën dy sipërmarrësve, të cilët janë vënë gjithashtu nën akuzë.

Mes të akuzuarve ishte ish-drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, i dorëhequr një vit më parë. Ai mundi t’i shmanget arrestimit u largua nga Shqipëria derisa u arrestua ditën e sotme.

Hetimet nisën pas padisë së ngritur nga Albpetrol. Kompania private “Phoenix Petroleum”, e zotëruar në ortakëri nga Kasa dhe Berberi, kishin përfituar me marrëveshje prej qeverisë dhe nën monitorimin e AKBN-së të drejtën për të shfrytëzuar disa puse nafte.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Prokuroria “me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është $1,299,000”.

Zyrtarët e AKBN-së, tatimeve dhe ish-drejtuesi i OST-së, Gradeci, kanë certifikuar si të ligjshme faturat e punëve të pakryera të kompanisë “Phoenix Petroleum” dhe kanë përpiluar raporte kontrolli që kanë sjellë dëm ekonomik rreth 568 mijë dollarë.

“Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1,472,766 dollarë”, thuhet nga prokuroria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026