Kansas City Chiefs shpallet kampion në Super Bowl

13 Shkurt 2023 | 16:21

Kansas Siti Shefs është kampioni i Super Boël për vitin 2023, në një finale spektakolare të zhvilluar në ‘State Farm Stadium’. Arizona ishte kryefjala e Neshën futboll lig, ku mijëra të pranishëm ndoqën nga afër superpërballjen e vitit.

Kansas Siti Shefs mposhtën Filadelfia Igëlls me rezultatin 38-35 pas një ndeshje të zhvilluar deri në fund. Çereku i parë i sfidës u mbyll në barazimin 7-7, ndërkohë në të dytën, shqiponjat do të dhuronin spekakël duke e fituar me një diferencë prej 10 pikësh.

Në këtë moment u duk se gjithçka do të shkonte në favor të Filadelfia Igëlls, por nuk ndodhi ashtu. Kansas Siti Shefs fitoi çerekun e tretë 7-3, ndërsa në të fundit u thellua më tej hendeku duke sjellë dhe rezultatin përfundimtar. Në total vetëm 3 pikë diferencë kurorëzuan Kansas Siti Shefs si kampionët e 2023.

Ky ishte super boëli i dytë i fituar nga PaPhiladelptrik Mahoms, tashmë në moshën 27-vjeçare. Mahoms u bë pjesë e skuadrës së Kansas Siti Shefs në vitin 2017, ku vetëm dy vite pas nënshkrimit të tij fitoi superboëlin e parë.

Finalja e së dielës cilësohet gjithashtu si finalja e miliardëve, për shkak se në baste u luajtën mbi 16 miliardë dollarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025